Populli jonë i dashur
Sado që mundohen të na mposhtin me shkrime e akuza te pa bazë,ne nuk do te dorëzohemi dot.Jeni ju vëllezer dhe motra qe na motivoni,dhe pikerisht perkrahja dhe morali qe marrim nga ju,na ben qe ne të qendrojmë të fortë dhe mos te biem në prvokime të disa shqipfolsave me identitete të rrejshëm dhe gjini te ndryshuar.
Te flasish per gjakun e deshmoreve dhe per heronjtë e popullit,duhet që me te vertetë të kesh një shpirt të prishur dhe të shitur.
Ju lutemi shum:Mos njollosni emrat e njerëzve që luftuan per lirinë që ju sot e gëzoni.
Ne na solli këtu vetem dashuria ndaj atdheut dhe popullit tonë.
Shumë prej shokëve tanë humbën jetën po per këtë popull dhe për këto troje.
Para se te flisni ose shkruani neper rrjete sociale,se sa keq ju vjen se si e humben jeten ata djem te rinj,më thuani sa herë ju keni trokitur fëmijëve të dëshmorëve në derë?a ju intereson vallë nëse ata femije kanë pasur buk për të ngrënë brenda ketyre pesë viteve?
A kishin vallë libra per te filluar shkollën?
Po pra,pikerisht ata fëmijë jan thesari dhe pasuria e dëshmorëve tanë.
Ata lanë pasurinë e tyre per te dalur në mbrojtje të popullit,e jo siç shkruajn bashkëpuntorët e armikut tonë.
Ne nuk erdhem per tu pasuruar,ne erdhem sepse në trupin tonë qarkullon gjak shqiptari,gjak Iliride dhe gjak që nuk na dhimbset aspak per ta derdhur per Shqiperine Etnike.Lavdi dëshmorëve
Lavdi trimave tanë
Rroftë Shqiperia e bashkuar🇦🇱