Grupi i shtatë ekonomive të përparuara do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë për të ndaluar pushtimin e saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të arrijë sot në Hiroshima dhe do të marrë pjesë në samit të dielën, duke iu bashkuar një sesioni me liderët e G7-ës dhe vendet e kontaktit me fokus paqen dhe sigurinë. Ai do të mbajë edhe një takim dypalësh me kryeministrin japonez.

Ai do të përpiqet që të nxit aleatët për të zbatuar masa më të ashpra kundër makinerisë luftarake të Vladimir Putinit.

Rusia është tani vendi më i sanksionuar në botë, por pyetjet janë ngritur në lidhje me efektivitetin e tyre, raporton skynews.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel tha se janë duke hartuar një plan për t’i mbyllur zbrazëtirat dhe sanksionet të jenë të dhimbshme për Rusinë, jo për vendet që i zbatojnë ato.

Michel tha se BE-ja prej 27 vendesh ishte e përqendruar në “mbylljen vrimave të zbrazëtirave dhe ndalimin e furnizimit të makinerisë luftarake të Rusisë “.

Aktualisht është duke u punuar në një plan për të kufizuar tregtinë e diamanteve ruse, të cilën gjatë ditës së djeshme e ka bërë Britania e Madhe. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mori pjesë në votimin për presidenten Vjosa Osmani, AAK merr vendimin për Albena Reshitaj

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka diskutuar sot…

Von der Leyen nesër viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një turne…

“Kovid 19”, trajtimi i pacientëve me plazmën e gjakut po jep rezultate të mira

Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është…

Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi

Disa njerëz janë vrarë nga shpërthimet në dy baza ajrore ushtarake ruse,…

Kurti i mbledh kryetarët e qendrave të VV-së, iu flet për ecurinë e dialogut

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët me…