Midis nesh

Të qenë i pafytyrë do të thotë t’ia kthesh vetes shpinën. Ai që është i pafytyrë as skuqet, as zverdhet e as turpërohet. Fatkeqësisht, pikërisht të pafytyrët po e dominojnë shoqërinë shqiptare. Të tillët, me bollëk, sot i kemi edhe në lëmin e kulturës. I kemi kudo në radhët e para të aktiviteteve të ndryshme, duke krijuar përshtypje (një mashtrim optik) se janë ata të vërtetët, më të mirët.
Tashmë një kohë jemi dëshmitarë të një fakti të pamohueshëm (të pafytyrëve nuk u bën përshtypje) se në manifestimet dhe ngjarjet e ndryshme letrare në Shqipëri e Kosovë dhe ndonjëherë edhe në Maqedoninë e Veriut, vazhdimisht i shohim të njëjtat fytyra, të cilat letërsinë shqiptare nuk e kanë pasuruar me asnjë vlerë.
Në fakt, këto fytyra të pafytyra i bëjnë lajka njëra tjetrës në stilin: unë ty, ti mua dhe bëjnë çmos për ta tërhequr vëmendjen e opinionit. Këto manifestime, të cilat nuk kontrollohen nga askush, ende pa filluar, dihet se si do të përfundojnë. Dihet se kush ftohet, kush do të shpërblimet, kujt do t’i ndahen çmimet e kështu me radhë. Pra, janë manifestime të një rrethi të mbyllur që si arenat e cirkut zhvendosen nga një vend në vendin tjetër, ndërkaq protagonistë janë pothuaj të njëjtat fytyra, të cilat mendojnë se fytyrat e tyre nuk janë një pëllëmbë, por sa hapësira e një toke me sipërfaqe prej një ari.
Mblidhen, hanë, pinë, lexojnë ndonjë poezi, bëjnë qejfe dhe kaq. “Shihemi prapë, në Kosovë a Shqipëri, ose diku në Maqedoninë e Veriut”.
Është e pakuptueshme se si këto fytyra arrijnë ta mashtrojnë vetëm vetveten. Është pakuptueshme se si këto fytyra akoma nuk e kanë kuptuar se janë më se të tejdukshëm dhe se tashmë janë bërë më se të lexueshëm.
Nga ana tjetër, të gjithë e dinë se kush sa vlen në lëmin e letërsisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe se ata që e kanë krijuar rrethin e tyre të interesit të mbyllur të këtyre manifestimeve letrare janë pak të njohur. Manifestimet e këtilla të karakterit të një rrethi të mbyllur më shumë dëmtojnë se sa sjellin dobi. Dëmtojnë, sepse marrin karakterin e ahengjeve private, të cilat organizohen duke keqpërdorur mjetet e taksapaguesve shqiptarë.
Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në këtë mënyrë me mjetet e atyre që mezi e lidhin muajin, aq më tepër që nuk reflektojnë në të mirë të komunitetit. Abuzohet edhe me përzgjedhjen e “poetëve”, e cila përzgjedhje bëhet sipas planifikimeve paraprake të rrethit, ndaj dhe nuk shqetësohet askush për një abuzim të këtillë. Të tillët, pra të pafytyrët, thamë se as skuqen, as zverdhen e as turpërohen…Nuk turpërohen as nga vetvetja…/HJEZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bardh Frangu: BOTIMI PA KRITER I FATUROHET INJORANCËS QË KA KAPUR INSTITUCIONET

Për HJEZA-n flet Bardh Frangu, shkrimtar Bardh Frangu (1956) është poet, prozator,…

Liria krijuese që falë përjetësinë

AVNI HALIMI, për frymëzimin, procesin krijues, kohën… Krijuesi i Parë tashmë kishte…

KEMI JETË LETRARE TË PASUR ME TALLAVA

Me shkrimtarë të diasporës: VAID HYZOTI Vaid Hyzoti është lindur në Ishëm…

Këto janë shtetet që po e bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e…

Bashkimi gjysmak shpirtëror!

Midis nesh “Një gjuhë, një Abetare”… Kohë më parë u njoftua se…