Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg në mungesë Mondi Kolilën, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit.  Kjo është hera e parë që një gjykatë shqiptare jep dënim për nxitje të urrejtjes dhe dhunës për fyerjet e simboleve kombëtare.

58-vjeçari Mondi Kolila, lindur e banues në Himarë me shtetësi shqiptare e kombësi greke me vendim të Gjykatës së Gjirokastrës është dënuar veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose  grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.  Megjithatë, ai ndodhet në Greqi dhe është shpallur në kërkim.

Dënimi për Kolilën ka ardhur për shkak se më 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës oragnizoi një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjesëtar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat. Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtuquajturën çështje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çështje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë. Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Në vitin 2018 Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetim pas materialeve referuese nga Drejtoria e Antiterrorit. Vendimi i dënimit të tij me 8 vjet e 6 muaj është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër më 11 shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë videoja në fjalë u filmua edhe nga ekstremisti grek Konstantinos Kacifa, i cili u vra në Bularat nga forcat RENEA pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë në 28 tetor 2018.

Njoftimi i plotë:

Me datë 12.05.2018 rreth orës 17.30 në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, rrethi Gjirokastër në afërsi të shkollës së mesme të këtij fshati është mbajtur një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat. Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çeshtje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë. Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Nga Drejtoria e Antiterrorit është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, material procedurial në lidhje me këtë ngjarje. Nisur nga ky material Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.509, vitit 2018 në ngarkim të shtetasit Mondi Niko Kolila i datëlindjes 07/04/1963 lindur e banues ne Himare me gjendje civile i martuar me shtetësi Shqiptare,kombësi Greke, për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose  grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestimeve te paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal. Hetimi në lidhje me këtë procedim penal është kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Antiterrorit Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Nga gjykimi i kryer në lidhje me këtë ngjarje nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, është provuar fakti penal në ngarkim të të pandehurit Mondi Niko Kolila si organizator i këtij tubimi dhe me datë 11.02.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka shpallur fajtor dhe ka vendosur dënimin e tij me 8 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose  grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…