Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja.

Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar.

NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.
Incidenti nisi të shtunën pasdite. Kur policët mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.

Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.

Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.

I dyshuari në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

Shkolla e shumë premtuar në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë do të…

36 raste të reja në Maqedoni, tre të vdekur

Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë…

Shqetësimet për sigurinë kombëtare, SHBA anulon licencën e një kompanie kineze

Uashingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha…

Kurti sot viziton selinë e NATO-s në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-së të…

Shkarkimi i gjykatësit Boshevski, gjykim nga fillimi për disa raste

Fati i gjykimit për autostradat kineze do të vendoset prej të hënës.…