Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se njësitet e FSK-së kanë filluar operacionet e deminimit për vitin 2023.

“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.

Ekipet e deminimit gjatë këtij viti fokus do t’i kenë 4 lokacione pa anashkaluar edhe rastet tjera që paraqiten.

“Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD)”, ka njoftuar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur heronj pjesëtarët e FSK-së që merren me këtë sektor./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

PTHP: Është bërë bastisje në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në…

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka…

Gjermani, çmime më të lira për qytetarët që blejnë vetura elektrike

Gjermanët të cilët po konsiderojnë blerjen e makinave elektrike ose hibride, morën…

Shaqir Fetai i duhet Kishës Ortodokse Maqedonase

Ka disa ditë që është hedhur një “pilot provë”, edhe atë pikërisht…