Fshati Llabunishtë i Strugës i prinë listës së vendbanimeve me numrin më të madh të të vdekurve dhe të infektuarëve nga koronavirusi.

Sipas të dhënave statistikore zyrtare, në këtë fshat janë regjistruar 40 të infektuar dhe 14 persona që kanë ndërruar jetë.
Banorët theksojnë se në maksimum tani po i respektojnë masat, ndërsa autoritetet kanë theksuar për rezistencë për bashkëpunim dhe fshehje të të dhënave dhe personave të infektuar, përcjell Alsat-M.

Më tej theksohet se banorët kanë refuzuar që të testohen dhe kanë fshehur simptomet. E kjo ka bërë që të rritet numri i personave të prekur duke e shndërruar këtë fshat si vatër të të infektuarëve.

Banorët kanë thënë se ata kanë pasur frikë të shkojnë në mjekë, ndërsa tani ata po kujdesen më shumë, duke përdorur maska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…