Raporti vlerëson përfshirjen e Frontex në fshehje dhe kthime të paligjshme të azilkërkuesve nga Greqia në Turqi

Një raport i klasifikuar për Frontex  ka treguar se Agjencia e Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së, akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kthime të paligjshme të azilkërkuesve nga Greqia në Turqi.

Raporti prej 120 faqesh u bë publik nga portali i lirisë së informacionit me bazë në Gjermani, FragDenStaat, së bashku me organizatat mediatike Der Spiegel dhe Lighthouse Reports. Kthimi me forcë i njerëzve përtej kufirit ndërkombëtar pa vlerësuar të drejtat e tyre për të aplikuar për azil ose mbrojtje tjetër, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së.

Në raport thuhet se menaxherët e lartë të  Frontex kryen sjellje të pahijshme dhe parregullsi të tjera duke fshehur incidentet me azilkërkuesit, duke mos i hetuar apo trajtuar në mënyrë korrekte. “Duke e bërë këtë, ata penguan kapacitetin e Frontex për të përmbushur plotësisht përgjegjësitë, përkatësisht sigurimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore”, thuhet në raport.

Dokumenti më shumë se 120 faqe i gjatë, është rezultat i një hetimi  disa mujor dhe i një numri intervistash dëshmitarësh nga agjencia e BE kundër mashtrimit. Gjetjet, pjesërisht, çuan në dorëheqjen të drejtorit ekzekutiv të Frontex, Fabrice Leggeri në prill të këtij viti. 

Agjencia më e financuar e BE-së, me një buxhet prej 754 milion € ka qenë nën vëzhgim që nga dorëheqja e Leggerit në prill dhe ka pasur thirrje që ajo të tërhiqet nga operacionet në Greqi për shkak të raporteve për shkelje të të drejtave të njeriut në kufijtë e saj. Athina mohon me forcë praktika të tilla dhe thotë se ajo i përmbahet rreptësisht të drejtës ndërkombëtare. 

Frontex, i cili ka një drejtues të ri të përkohshëm lëshoi ​​një deklaratë javën e kaluar duke përsëritur se veprimet në rajonin e Detit Egje ishin kryer në përputhje me kuadrin ligjor. Agjencia ka sugjeruar se një prani e shtuar e Frontex në Greqi do të ishte zgjidhja për shqetësimet e shkeljeve të të drejtave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosnett: Duket se Aleksandar Vuçiq zgjodhi Vladimir Putinin në vend të Perëndimit, BE dhe SHBA ta keni parasysh

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u është drejtuar Bashkimit Evropian dhe…

Pamjet nga takimi i delegacioneve ruse dhe ukrainase

Këto janë pamjet e takimit mes dy delegacioneve, të Rusisë dhe të…

Ambasadori amerikan: Shpresojmë të zgjatet afati për targat, por vendimi është i Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesa e Kosovës për…

Përgjegjësi penale-juridike për mosrespektim të orës policore

Mosrespektimi i ndalesës për lëvizje nënkupton kryerje të veprës penale “mosveprim sipas…

Gjilani aktivizon shtabin e emergjencave, Haziri apel qytetarëve: Gjatë reshjeve mos dilni në rrugë me makina

Pas reshjeve të mëdha të shiut në ditën e djeshme në Komunën…