Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të presidentit Macron.

Macron ngjalli zemërim te sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh kërkesat për të mos e çuar përpara këtë plan.

“Përgjigjja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë”, tha Philippe Martinez, i cili drejton sindikatat.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në Parlament pa votim, javën e kaluar.

Në shtatë netët e fundit në Paris dhe qytete të tjera protestat u përshkallëzuan me prostesues që ua vunë zjarr kazanëve të mbeturinave dhe u përleshën me policinë.

Duke folur të mërkurën, Macron tha se ligji i ri është i nevojshëm dhe do të hynte në fuqi më vonë këtë vit.

Ai ka thënë vazhdimisht se është i bindur që reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional.

“Reforma nuk është luks, nuk është për argëtim, është domosdoshmëri për shtetin”, tha ai.

Macron i “dënoi” protestat e dhunshme dhe insistoi se “i respekton” sindikatat dhe protestat që janë organizuar nga kundërshtarët e tij, të cilët nuk pajtohen me planin për pensione.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të enjten dhe për greva në sektorët kyçë, derisa Qeveria ta tërheqë këtë projektligj./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Von Cramon për liturgjinë në kishën në kampus: S’e di nëse është provokim nga serbët

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, komentoi liturgjinë e…

Gashi: Lutjet tona janë për Turqinë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në…

Reshje të dendura dëbore në Pakistan, vdesin 21 persona

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi reshje të dendura dëbore kanë…

Kovid-19, Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak…

Kreu i Wagnerit kërkon më shumë municion ndërsa fyen burokratët e Rusisë

Kreu i grupit më famëkeq të Rusisë i ka kërkuar ministrisë së…