Zyrtarë nga Turqia, Franca dhe Greqia kanë njoftuar se do të organizojnë një aksion të përbashkët humanitar që synon evakuimin e banorëve të Mariupolit.

Sipas presidentit të Francës, Emmanuel Macron, situata humanitare në qytetin port të Mariupolit është në prag të katastrofës dhe për këtë arsye nevojitet një reagim urgjent i vendeve.

“Së bashku me Turqinë dhe Greqinë do të fillojmë një operacion humanitar për të evakuuar të gjithë ata që duan të largohen nga Mariupol. Po komunikojmë me kryetarin e bashkisë së Mariupolit. Qyteti kishte më shumë se 400 mijë banorë ndërsa sot ka vetëm 150 mijë dhe ata jetojnë në një gjendje të tmerrshme”, tha Macron, raporton cnn.

Ai gjithashtu theksoi se në ditët në vijim do të bisedojë sërish me presidentin rus, Vladimir Putin dhe se temë e takimit duhet të jetë situata humanitare në Mariupol.

Për situatën në këtë qytet ukrainas foli edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se në qytet jeton edhe një komunitet i madh grek që ka nevojë për ndihmë.

“Qyteti ukrainas, shtëpia e një komuniteti të madh grek, është tunduar nga sulmet e paprecedentë ruse. Fatkeqësisht, ato nuk bëjnë dallime midis trupave ukrainase dhe civilëve”, tha Mitsotakis.

Përveç koordinimit të aktiviteteve me presidentin rus, Vladimir Putin, në prag të fillimit të aksionit humanitar, zyrtarë nga Franca, Turqia dhe Greqia do të koordinojnë veprimet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

DASH: Maqedonia dhe Bullgaria të vazhdojnë negociatat, BE të vendos për zgjerimin

Shtetet e Bashkuara besojnë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet ta…

Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar…

Topalov: Maqedonia është e varur nga Serbia dhe se çdo lëvizje diktohet nga Beogradi

Profesori bullgar Kiril Topalov thotë se politikanët që do të dorëzojnë kauzën…

Gjendja e Janevës duket se është përmirësuar, mund të kthehet në Shutkë

Ish Prokurorja Speciale Katica Janeva është në gjendje më stabile dhe me…

Ekspertët e sigurisë: Ardhja e afganëve paraqet rrezik për Kosovën – kapacitetet janë për të pranuar deri në 10 mijë veta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se…