Nesër do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, i cili përfundimisht do të bëhet i ditur vetëm pas raundit të dytë një javë më vonë, pasi nuk dihet nëse presidenti i qendrës, Emmanuel Macron do të fitojë shumicën prej 577 deputetësh.

Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të transmetuar nga mediat franceze, koalicioni i Macronit së bashku mund të fitojë 27 për qind të votave dhe aleanca e partive të majta të udhëhequra nga lideri i së majtës radikale, Jean-Luc Melanchon, 26.5 për qind.

Në vendin e tretë do të ishte partia e ekstremit të djathtë e Marin Le Pen (Marine) me 19.5 për qind dhe në vendin e katërt do të ishin republikanët e djathtë me 11 për qind.

Mediat vlerësuan se e diela do të jetë “një ndeshje e vërtetë mes Macronit dhe Melenchon”, raporton euronews.

Melenchon, 70 vjeç, i cili fitoi vendin e tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dëshiron t’i paraqesë zgjedhjet parlamentare si raundin e tretë të zgjedhjeve presidenciale. Koalicioni i quajtur “Bashkimi Ekologjik dhe Social i Popullit të Ri” (Nupes) bashkon socialistët, komunistët, ambientalistët dhe partinë e Melanchonit, Franca e Papushtuar.

Francezët do të votojnë për kandidatët për 577 deputetë dhe shumica absolute kërkon të fitojë të paktën 289 vende. Nëse aleanca e Macronit do të humbiste shumicën, do të ishte një precedent që nga prezantimi i Republikës së Pestë në Francë në vitin 1958, kujtuan mediat lokale.

Ndryshe, votimi fillon sot në disa territore franceze jashtë shtetit si Guadelupe dhe Martinique.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Francë, koronavirusi nxjerr në pah padrejtësitë sociale

Në një linjë telefonike për denoncimin e diskriminimit, Rafaelle Parlier dëgjon raporte…

Departamenti Shtetëror pas dorëheqjes së Zaev: SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë për në rrugën drejt BE-së

Departamenti Shtetëror për “Zërin e Amerikës” u shprehën se “SHBA-të presin që…

Atentati mafioz trondit Athinën, vritet ish-boksieri i AEK

Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur në mesnatën mes të shtunës…

AGM bën thirrje të mos hiqen tekstet për aferën “Zhvatja”

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) kërkon nga anëtarët e tyre të…

Presidentja Osmani: UÇK nga toka dhe NATO nga qielli e bënë të mundur çlirimin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin…