Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohen.

Këto komente, Larcher i bëri gjatë një takimi me kryetaren e Grupit Parlamentar serb të Miqësisë me Francën, Jadranka Jovanoviq.

“Presidenti i Senatit vazhdoi duke thënë se mbështet plotësisht zbatimin dhe përmbushjen e detyrueshme të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në njoftimin e Parlamentit serb.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jovanoviqi tha se “Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut sepse është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit “dhe dispozitës më të rëndësishme të saj”, siç e konsideroi ajo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pak për ateizmin në BFI-në e Shaqir Fetait

Kujdes! Nuk bëhet fjalë për BFI-në ateiste por, për ateizmin që ka…

Filmohet për herë të parë përdorimi i sistemit raketor të Britanisë nga ukrainasit, godet me precizitet mjetet e blinduara ruse

Ekipi i televizionit Sky News, kanë arritur të depërtojnë thellë në zonat…

Lindja e Brazilit u godit nga përmbytjet pasi dy diga u shkatërruan nga reshjet e dendura të shiut

Më shumë se 60 zona në shtetin brazilian të Bahia u goditën…

Tentoi ta arrestoj të pastrehun problematik, ai e grushton brutalisht policen në Los Angeles

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e një të pastrehu në lagjen…

Detaje ekskluzive për bastisjen e djeshme te shtëpia e Gëzim Ostrenit

Të mërkurën në mëngjes (dje) në Dibër është bastisur shtëpia e Gëzim…