Forcat ukrainase kanë vazhduar të zmbrapsin përpjekjet ruse për të depërtuar rreth qytetit strategjik të Bahmutit, teksa Moska po tenton që të shtrijë kontrollin mbi rajonin e Donbasit.

Pasi javë më parë morën Severodonjeckun dhe Lisiçanskun, forcat ruse tani janë përqendruar në marrjen e Bahmutit.

Ky qytet – që vlerësohet se kishte 70.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt – ka qenë cak i granatimeve të reja më 27 gusht. Granatime ka pasur edhe në afërsi, në Soldedar dhe Zaitseve, tha ushtria ukrainase.

Në raportin e ushtrisë ukrainase u tha se kanë arritur të ndalin përparimin rus edhe në dy qytetet e tjera të mëdha, Sllovijansk dhe Kramatorsk.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se forcat e saj janë ende duke e mbajtur kontrollin në qytetin Avdijavka, teksa ka arritur të zmbrapsë sulmet me artileri dhe ajrore ruse./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Disa nga të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj janë punëtorë të Bondsteel-it

18 personat që mbrëmë dolën pozitiv për COVID-19 në Ferizaj, janë punëtorë…

Turqia ndalon një anije ruse, pasi dyshohet se bartte grurë të vjedhur nga Ukraina

Zyrtarët turq kanë ndaluar një anije mallrash me flamur rus, në brigjet…

757 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës…

Lajmi i fundit: Shkon në 61 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar…

Të paktën edhe 50 mijë afganë të evakuuar do të strehohen në SHBA

SHBA-ja do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuarShtetet…