Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë, sipas dokumenteve të klasifikuara të zbuluara në internet.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kontigjenti më i madh është nga Britania (50), e ndjekur nga anëtarët e NATO-s si Letonia (17), Franca (15) dhe SHBA (14).

Është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht forcat speciale, ku ndodhen apo nëse numri i tyre ka qenë vazhdimisht në këtë nivel.

Megjithatë, zbulimi konfirmon atë që shumë kanë spekuluar që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ndryshe një numër dokumentesh amerikane të shënuara si “tepër sekret” janë zbuluar kohët e fundit, duke përshkruar detaje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sidoqoftë, ato ende nuk janë verifikuar.

Dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte “një nivel serioz pasaktësie” në pretendimin që forcat e saj speciale ishin në terren në Ukrainë.

Sipas Euronews, pretendimi për prani të personelit ushtarak perëndimor në Ukrainë ka të ngjarë të shfrytëzohet nga Kremlini, i cili ka pretenduar vazhdimisht se Rusia është nën sulmin e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë. Ai aktualisht…

Ushtria ruse nis ndërtimin e qytetit që vetë e shkatërroi

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol. Agjencia…

Policia franceze qëllon për vdekje një burrë me thikë në aeroportin Charles de Gaulle

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që dyshohej se kishte thikë…

Jashari: Vetëm Serbia dhe Rusia i kanë dyert e mbyllura në Komunën e Skënderajt

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vetëm dy shtete i…

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ajvaz Karpuzi. Lajmin e…