Ushtria izraelite ka vrarë sot katër palestinezë, një prej të cilëve adoleshent, gjatë një bastisjeje në qytetin e Xhenin në Bregun Perëndimor, njoftonin zyrtarët palestinezë.

Vetëm këtë vit 83 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor ndërsa sulmi i sotëm vjen pas disa javë intensifikimi të operacioneve të tilla.

Zyrtarët palestinezë thanë se operacioni sotëm u krye nga agjentë civilë izraelitë që u futën në qendër të Xhenin për të kryer ekzekutimet, tha agjencia palestineze e lajmeve Wafa duke cituar ministrinë e shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj të sigurisë janë aktualisht “duke vepruar në kampin e refugjatëve në Xhenin”.

Ministria palestineze e shëndetësisë identifikonte tre nga të vrarët si 29 vjecari Youssef Shreem, 28 vjeçari Nidal Khazim, dhe 16 vjecari Omar Aëadin, 16. Identiti i viktimës së katërt ende nukbëhej i ditur.

Xhenin është mes zonave veriore të Bregut Perëndimor, ku Izraeli ka intensifikuar aksionet javët e fundit për të shtypur rezistencën e militantëve palestinezë.

Në video amatore të marra sot në Xhenin shihej një turmë palestinezësh që kishin rrethuar një makinë ku dyshohej se kishte agjentë të infiltruar izraelitë.

Në të tjera pamje makina shihej më vonë që tërhiqej nga ushtria izraelite.

Vdekjet e sotme e cojnë në 83 numrin e palestinezëve të vrarë prej fillimi të vitit në konfliktin e rëndë të Lindjes së Mesme, teksa Izraeli ka shpeshtuar operacionet e arrestimeve pas një serie sulmesh në fund të vitit të kaluar.

Javën e kaluar Izraeli vrau tre palestinezë gjatë një bastisjeje në Xhenin, dhe 48 orë më vonë vrau dhe gjashtë të tjerë në situatë të ngjashme në qytet.

Të paktën 170 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në vitin 2022, shumica e të cilëve civilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…

Policia franceze hap zjarr mbi një veturë në qendër të Parisit, vriten dy persona  

Policia mbrëmë ka qëlluar mbi një veturë në qendër të Parisit, duke…

Këshilli i komunës së Çashkës votoi nismën për hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”

Me 7 vota pro dhe 3 kundër në Komunën e Çashkës u…

Lajmi se është rrëmbyer një aeroplan evakuimi në Kabul krijoi konfuzion gjithandej – por çfarë ndodhi në të vërtetë?

Konfuzioni mbretëroi të martën mes mesazheve kontradiktore nëse një aeroplan ukrainas ishte…

Prej sot qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit detyrimisht me maskë, facoletë apo shall

Në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë prej sot është e detyrueshme mbajtja e…