Fondi Momentar Ndërkombëtar i ka ndarë Maqedonisë së veriut 176.5 miljon euro me kushte të volitshme, me shkallë interesi 1.05% dhe afat për pagesë deri në pesë vjet, ndërsa rata e parë do të fillojë të paguhet pas tre vite e tre muajve. Minstrja e finansave Nina Angellovska tha se ky është një lajm i mirë pasi bëhet fjalë për një shumë më të madhe se dyfishi i shumës që e kanë pritur dhe nënvizoi se ka një rëndësi të veçantë pasi vjen në fillim të muajit prill, para se pandemia të arrijë majën. Angellovska kujtoi se janë në bisedime edhe me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian për të siguruar mjete shtesë të cilat mund të priten në maj dhe Qershor. Ajo informoi se me kujdes po ndiqet edhe tregu i kapitalit që pritet të stabilizohet së shpejti dhe të fillojnë me përgaditjet për dhënien e euro obligacionit i cili do të del në treg kur të krijohen kushte të volitshme.

Nina Angellovska, ministre e financave
“Rëndësi të veçantë ka ky injeksion likuiditeti që vjen në fillim të prillit, gjeqësisht në kohë të vërtetë para kulmit të krizës shëndetësore që pritet të arrijë në fund të majit. Së shpejti, muajin e ardhëshëm presim të meren edhe mjete të tjera për të cilat negocjojmë me Bankën Botërore dhe nga Bashkimi Evropian. Me vëmendje e ndjekim tregun e kapitalit që pritet së shpejti të stabilizohet andaj do të fillojme edhe me procedurën e dhënies së euroobligacionit. Gjatë përgaditjeve do ta ndjekim situatën me qëllim ta zgjedhim tajmu8ngun më adekuat për të dalë në treg. Do ti sigurojmë mjetet të cilat janë të patjetërsueshme për vendim që të kalojmë me pasoja më të vogla nga korona virusi”

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska tha se ky instrument është mjeti më i rëndësishëm që mundëson qasje më të lehtë edhe në burimet e tjera të jashtme financiare, përfshirë edhe ato evropiane. Sipas guvernatorës mjetet financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative në ekonominë tonë si dhe do të jep një mbështetje për stabilitetin makroekonomik.

Anita Angellovska Bezhoska
Mbështetja financiare nga FMN, për ne ka rëndësi të veçantë, si për realizimin e masave fiskale ashtu edhe për sigurimin e rritjes së mëtejshme të potencijalit devizor të ekonomisë tonë, gjeqësisht rritjes së rezervave devizore. Në këtë mënyrë krijohet një hapsirë e madhe për realizimimin e një politike të relaksuar monetare dhe për sigurimin e kushteve të lehtësuara financiare për kreditim të kompanive dhe qytetarëve të prekur nga kriza. Njëkohësisht, miratimi i këtij aranzhmani është edhe konfirmim për politikat e shëndosha që ka zbatuar Banka qëndrore, të cilat rrezultuan me stabilitet financiar dhe të çmimeve”

Guvernatorja e Bankës Popullore tha se përmes instrumentit për finansim të shpejtë, FMN mundëson qasje të shpejtë dhe të volitshme deri te mjetet financiare për ekonomi me fundament të shëndoshë, të prekura nga një shok i jashtëm, i papritur dhe i përkohshëm siç është pandemia me KOVID – 19./SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…