Florian Qehaja nga sot është zyrtarisht ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Shkup.

Në një ceremoni solemne, i ngarkuari me punë në në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka pritur Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Njoftimi i plotë:

Me një ceremoni solemne, sot I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja.

Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të RKS në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht merr detyrën nga z. Sadriu.

Ambasadori Qehaja falënderoj z Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidencialet, sot mbahet shorti i renditjes së kandidatëve në fletëvotim

Sot në KSHZ, në seancë publike do të përcaktohet me short renditja…

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…

Sela: Ndajmë po të njejtin zhgënjim me qyetarët, fajtor Qeveria jo BE-ja!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së…

Zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme ka emëruar 5 prokurorë…

Zbardhet grabitja e madhe, arrestohen tre persona në Shkup

Policia ka arrestuar tre persona nga Manastiri të cilët kanë tentuar të…