Më fyente dhe më sulmoi sepse nuk deshi të më këmbej paratë për shërbimin e taksisë- kështu tha tridhjetë vjeçarja, Dobrilla Stefanovska për Kanal 5 gjatë rrëfimit për incidentit që ndodhi para dy dite në Shkup ku shoferi i taksisë e sulmoi 30-vjeçaren, ndërsa video e publikuar shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ajo thotë se ishte nervozuar nga ofendimet e shoferit, kështu që në shenjë revolte donte të thyente fshesat e xhamave të makinës.

Stefanovska thotë se askush nuk i ndihmoi deri sa ndodhi incidenti, ajo thekson se dikush nga kalimtarët kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë, me çka ajo ishte transferuar në klinikë me lëndime në kraharor dhe në shpinë.

Nga MPB thonë se menjëherë pasi është lajmëruar rasti është konstatuar kundërvajtje, por nëse përcaktohen elemente tjera, nuk përjashtohet përgjegjësia penale e sulmuesin, ndërsa shpjegojnë se rasti është ende i hapur dhe se hetimet po vazhdojnë.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se shoferi është një taksist i licencuar i cili nuk punon për ndonjë kompani por se punon në mënyrë të pavarur. Ata theksojnë se do të presin për vendimin e policisë ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë për marrjen e licencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…