Në një hotel në Brodt të Kroacisë ku raportohen se gjenden katërmbëdhjetë të mbijetuar të cilin kanë shpëtuar pa dëmtime,  gjenden Fidan Hajdari dhe Gjevahire Gashi  të cilët përshkruajnë gjendjen e tmerrit që përjetuan këtë të diel, shkruan SBplus, transmeton Klan Kosova.

Hajdari përshkruan aksidentin: “Ne që ishim në pjesën e përparme të autobusit ishim mirë, por për ata që ishin mbrapa ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët flinin në autobus pasi ishte ora gjashtë e mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi një tragjedi kaq e madhe. Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes kur u zgjova ishte mendimi se sapo ishim rrotulluar dhe se nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë, nuk kisha ide se do të ishte kaq tragjike, por ishte.”

Në mesin e tyre e katërmbëdhjetë të mbijetuarve që kanë shpëtuar pa lëndime gjenden dhe te moshuar.

“Ajo që kemi kaluar është tmerr. Imazhet do të qëndrojnë në kokën time përgjithmonë. Thjesht nuk dua që ky aksident të mbulohet me gënjeshtra, shpresoj që të gjithë do të përpiqen të zbulojnë shkakun e tij të vërtetë”, tha Gjevahire Gashi.

E në ndihmë dolën dy shtetases. Enes Mehmeti nga Zagrebi ishte njëri prej tyre i cili tha “Kam ardhur për të ndihmuar njerëzit nga vendi im. Sapo dëgjova se çfarë kishte ndodhur, arrita menjëherë. Kam biseduar me njerëzit që ishin në autobus. Të gjithë përshkruajnë ato skena të tmerrshme”./Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prej nesër më pak kontroll në vendkalimin Tabanoc

Prej nesër në vendkalimin kufitar në Tabanoc do të ketë menaxhim të…

Haxhiu: S’heqim dorë nga Vettingu, këtë muaj procedojmë ndryshimet në pakon ligjore të KPK-së

Ministria e Drejtësisë këtë muaj do të procedojë drejt Kuvendit të Kosovës…

Në Skenderaj, emrin e komandantit legjendar e shkruajnë Adam – reagon Bekim Jashari

Në vendlindjen e Adem Jasharit, në mënyrë të çuditshme dikush ia ka…

Filipçe: Ora policore mund të zgjatet edhe pas 20 prillit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me…

Omicron shkakton 50% më pak shtrime se Delta

Ekspertët: Pandemia mund të marrë fund këtë vit Një studim i kryer…