Një statujë gjigante e Budës është dëmtuar nga një zjarr në provincën veriperëndimore Gansu të Kinës.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan statujën në Tempullin e Madh të Budës të Qarkut Shandan të rrethuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton BBC.

Pas shuarjes së zjarrit, statuja dukej se mbeti pjesërisht e paprekur, por disa struktura tempulli u shkatërruan.

Statuja u ndërtua në vitin 1998 si një kopje e një origjinali që mendohet të ketë datuar rreth vitit 425 pas Krishtit. Statuja origjinale u dëmtua gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe po hetohet për zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Gjykaten Penale vazhdon gjykimi për rastin “Llaskarca”

Me marrjen në pyetje të drejtpërdrejtë të mbrojtësit të të akuzuarit të…

Dy gazetarë të Reuters të plagosur dhe një shofer i vrarë në Ukrainë

Dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters u plagosën dhe një shofer…

Ende janë aktivë disa zjarre në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në…

Pritet të nisë gjyqi ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetarja e gjykatës speciale, Trendafilova e konsideron rast “voluminoz” për të trajtuar…

Zelensky kritikon Gjermaninë për tanket: Nuk kemi kohë, bota nuk ka kohë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar hezitimin e Gjermanisë për të miratuar…