Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se duke filluar prej datës 23 maj gjatë festës së Fitër Bajramit (24-26 maj) në të gjitha qytete do të zbatohet ndalesa e qarkullimit. 

Presidenti Erdogan bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së 8-të të Kabinetit Presidencial të realizuar me anë të videokonferencës. 

Erdogan bëri të ditur se lufta e Turqisë kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit po vazhdon me sukses, ndërsa bëri të ditur që numri i personave që kurohen është shumë i ulët dhe tha se normalizimi do të jetë i mundur me uljen e këtyre shifrave. 

“Në qoftë se vjen deri tek zhvillimet negative mund të ndodhë që disa masa t’i zbatojmë shumë më rrept”, bëri të ditur Erdogan. 

Kreu i shtetit turk deklaroi se ky kërcënim epidemik do të eliminohet plotësisht me zgjidhjen e problemit në të gjithë botën. 

“Turqia nuk mund të izolohet plotësisht nga bota dhe të ndalojë jetën e përditshmëra duke pritur që të kalojë epidemia”, bëri të ditur Erdogan dhe tha se normalizimi në masë të madhe do të realizohet gjatë muajit të ardhshëm.  

Ai gjithashtu bëri të ditur se duke filluar prej datës 23 maj gjatë festës së Fitër Bajramit (24-26 maj) në të gjitha qytetet do të zbatohet ndalesa e qarkullimit. 

Erdogan në mes të tjerash tha se viti shkollor është shtyrë për në shtator, ndërsa xhamitë do të hapen për falje më 29 maj brenda rregullave të marra në kuadër të luftës kundër pandemisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…