Finlanda njoftoi se me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në portin e Helsinkit, ka kryer stërvitjen e parë në NATO si anëtare e aleancës.

Në njoftimin e bërë nga marina finlandeze, theksohet se fregata FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe ajo NRP Bartolomeu Dias e Portugalisë do të qëndrojnë të ankoruar në Helsinki deri më 16 prill, shkruan Anadolu.

Para se të ankorohen në Helsinki, anijet morën pjesë në stërvitjen e organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze me tre anije finlandeze në Gjirin e Finlandës.

Kështu, Finlanda përfundoi stërvitjen e parë të NATO-s si anëtare e aleancës.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë

Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i…

Zaev: BDI është e zhytur në korrupsion

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar gjatë intervistës për emisionin “Shqip” të…

Presidenti amerikan do të informojë opinionin sot për më të rejat në Ukrainë dhe veprimet e njëanshme të Rusisë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të…

Të shtëna në një qendër tregtare në Maryland, ka të plagosur

Policia e Maryland po thotë se u janë përgjigjur “të shtënave” në…

Ja si i ha fitrat Shaqir Fetai

Shaqir Fetai, pasi i mbledh ato pak fitra e zeqat, vendos që…