Financial Times” i ka kushtuar një artikull sot, sfidave të forta me të cilat po ndeshet sot BE, duke filluar me luftën që po bën Britania e Madhe për daljen nga unioni, deri tek shqetësimi i dy shteteve që po presin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Një grindje për politikën e zgjerimit i mbajti liderët, – përfshirë z.Johnson, – të mbërthyer në darkë deri në orën 2 të mëngjesit.

Pas mbi gjashtë orësh grindje, liderët nuk arritën të bien dakord për konkluzionet e samitit mbi atë se çfarë do të bëjnë me bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Diplomatët thanë se kundërshtimi nga Franca, Danimarka dhe Holanda e ndaluan bllokun të propozonte, një afat të ri njëvjeçar, për fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimeve, me të dy vendet.

Emmanuel Macron, që e ka kundërshtuar ashpër dhënien e dritës jeshile iku nga samiti pa iu drejtuar gazetarëve.

Kryeministri i Finlandës Antti Rinne u tha liderëve se do të bëjnë një tjetër përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët të premten”, shkruan “Financial Times”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…