Radio Televizioni i Kosovës ka përfunduar realizimin e projektit televiziv nga zhanri i dokumentarëve, i cili sjell para audiencës shembujt e ndërhyrjes së Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor.

Dokumentari me emër “VIRUSSIA” përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.

Projekti është realizuar me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.

Ky dokumentar, si rrallë herë, ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin për pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.

“VIRUSSIA” sjell fakte interesante edhe për kushtëzimin e mosnjohjes së Kosovës që Rusia ia ka bërë Serbisë. Shikuesit, për herë të parë do të kenë mundësinë që të njihen me këto kushtëzime dhe presionin direkt të Kremlinit zyrtar jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe vendeve fqinje të Kosovës.

Dokumente të tjera, që botohen për herë të parë dhe që ndërlidhen me ndikimin e zyrtarëve rusë lidhur me barrikadat e serbëve të veriut në vitin 2011 dhe 2012.

Njohës nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Qendra për Ekselencë në Helsinki si dhe një gazetar hulumtues holandez, i cili ka marrë pjesë në dekonspirimin e rusëve në mashtrime me zgjedhjet në shumë shtete, janë pjesë e dokumentarit.

Episodi i parë flet në veçanti për rastet e ndërhyrjes ruse në sigurinë nacionale të shteteve ballkanike përmes spiunazhit, por edhe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Në këtë pjesë, përveç tjerash flitet për bashkëpunëtorët serbë të shërbimeve sekrete ruse në rastin e njohur “Panda” në Pejë, në vitin 1998. Me këtë rast, ishin vrarë 6 të rinj serbë, kurse rasti i ishte mveshur UÇK-së.

Ditën e hënën, më 07 qershor, shfaqet emisioni i parë në Radio Televizionin e Kosovës si dhe ne kanalin T7. /RTK/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=364&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvirussiadocumentary%2Fvideos%2F479223696497143%2F&show_text=false&width=560&t=

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti për mediumin kroat: Vuçiq po e kopjon Putinin – Serbia shpenzon më shumë në armatim se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor

Në një intervistë me “Vecernji List” të Zagrebit, kryeministri i Kosovës, Albin…

Kryemyftiu i Arabisë Saudite: Namazet e teravisë dhe bajramit do të falen në shtëpi

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, njoftoi se namazet e teravisë…

Pierre Richard Prosper: Gjykata Speciale është e padrejtë

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje…

Тomor Мorina nuk do të dorëzohet në Serbi

Alsat mëson se Gjykata Supreme ka marrë vendim negativ për ekstradimin ish-luftëtarit…

Shpallet non-grata diplomati rus

Shkeli në mënyrë të përsëritur masat anti-covid Pavarësisht paralajmërimeve për të mos…