Në mëngjes kemi pasur takim të përbashkët të Komisionit për Sëmundje Infektive me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mori pjesë ministri Arbër Ademi. Absolutisht, Komisioni për sëmundje infektive konsideron se ekziston rrezik i madh për shëndetin e nxënësve, prindërve të tyre dhe të punësuarve në shkollë nëse hapen shkollat
tërësisht dhe funksionojnë nga fillimi i shtatorit, deklaroi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në një deklaratë për TV Sitel, ai theksoi se ka shumë shembuj nga vende të ndryshme të botës, kur pas hapjes së shkollave për shkak të rritjes të pashmangshme të numrit të të infektuarve, shkollat u mbyllën përsëri.
“Natyrisht, një skenar i tillë është i mundur në vendin tonë nëse shkollat janë plotësisht të hapura. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një sfidë e madhe, se nuk ka zgjidhje ideale. Ne po ndjekim debatin në publik. Secili prej grupeve ka argumentet e veta, por ne si Ministri e Shëndetësisë i japim përparësi absolutisht mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve që duhet të shkojnë në shkollë”, tha Filipçe.
Ai thotë se ata kanë njohuritë e tyre, pikëpamjet e tyre, analizat që i kanë bërë, kurse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kanë dorëzuar protokollet në bazë të të cilave duhet të funksionojnë shkollat. Theksoi se ka shumë protokolle, por ato, siç tha ai, nuk ndiqen dhe thjesht aty ku protokollet nuk ndiqen mund të jenë një burim i mundshëm i infeksionit.
Ai iu referua të gjithë procesit arsimor, siç është funksionimi i shkollave, zonave të përbashkëta, tualeteve të përbashkëta, pushimet siç janë ndërveprimi mes fëmijëve, edhe pse ato do të ishin në numër më të vogël, sipas Filipçes, është një lloj rreziku i transmetimit të virusit. Njoftoi se nesër do të kenë mbledhje përfundimtare, pas së cilës duhet të caktohet seanca e Qeverisë dhe të merret një vendim përfundimtar.
Filipçe beson se sistemi shëndetësor është i menaxhuar mirë, përsa i përket shtretërve spitalorë të lirë. Ai informoi se numri i pacientëve po zvogëlohet vazhdimisht dhe gradualisht, gjithashtu edhe numri i pacientëve të shtruar në
spital po zvogëlohet. Ka kapacitete të parashikuara në spitalin në Kozle dhe tani, megjithëse trajtohen edhe të rriturit me Kovid-19, dhe nëse do të ishte e nevojshme në Klinikën Pediatrike, pjesë të caktuara do të ishin të destinuara për këtë, edhe pse, siç tha ai, ai do të dëshironte që të mos kishte nevojë për këtë.
Ai shtoi se jo vetëm fëmijët janë në rrezik, por edhe prindërit e tyre, disa prej të cilëve janë të sëmurë kronikë, dhe kjo është arsyeja pse udhëzimet e tyre janë megjithatë të vendoset theks në mësimet online.
“Tani kemi vërtet vendim të vështirë për të marrë. Nuk ka zgjidhje ideale.
Shëndeti publik duhet të mbrohet, dhe në të njëjtën kohë duhet të ofrohet një proces funksional arsimor, i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillimin efëmijës” , theksoi Filipçe.
Për periudhën e vjeshtës, thotë se asnjë vend në botë nuk e dinë si do të jetë, Theksoi se epidemia nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe apeloi të gjithë të jenë të durueshëm.
I pyetur për kopshtet, Filipçe tha se tani për tani nuk ka asnjë vendim për
hapjen e tyre. Ai informoi se sot ata patën një takim të përbashkët me përfaqësuesit e MPPS protokollet për punën e kopshteve ishin përgatitur disa muaj më parë, dhe tani azhurnohet numri i fëmijëve të regjistruar të ri ose ata
që tani duhet të shkojnë në shkollë dhe në bazë të asaj analize do të bëhet vendimi i duhur.
Për vaksinën ruse kundër Kovid-19, Filipçe tha se ende nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të dhe ende është herët të marrin qëndrim./mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…