Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se mëngjesin e sotëm ka biseduar me krerët e dy bashkësive më të mëdha fetare në vend dhe gjatë bisedës është ritheksuar se vendimi për ndalim të mbledhjes së më shumë se dy personave është ende në fuqi.

“Mëngjesin e sotëm kam biseduar me reisin e Bashkësisë Fetare Islame si dhe me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase. Që të dyve iu thash që t`i përmbahen masave në interes të shëndetit të qytetarëve dhe mos të organizohen tubime të qytetarëve. Pas informacionit se BFI bën thirrje për hapje të xhamive me 12 maj, dua të përsëris se ende është në fuqi ndalesa për tubim të më shumë se dy personave. Apeloj deri tek të gjithë bashkësitë fetare dhe deri tek të gjithë mbështetësit e tyre që të parandalojnë çfarëdo organizimi ose tubimi deri sa masat janë në fuqi. Besoni se çfarëdo sjellje pa përgjegjësi e një individi ose e ndonjë grupe, mund të na kthej në fillim të krizës, dhe do ta thellojë të njëjtën, kjo do të reflektohet në funksionimin jo vetëm të sistemit shëndetësorë por edhe të shtetit në përgjithësi”, theksoi Filipçe.

Sa i përket ngjarjeve të fundit në Strugë, ku një numër i madh i qytetarëve u tubuan për liturgji, duke thyer rregullat shëndetësore, ministri Filipçe tha se dënon ashpër këto veprime dhe se pret nga institucionet hetim rrënjësorë.

“I gjykoj ashpër të gjithë që nuk respektojnë rregullat, dhe pres hetim rrënjësorë për mbledhjen e qytetarëve gjatë ditës së djeshme në Strugë, institucionet duhet të sanksionojnë shkelësit dhe të intervenojnë që të parandalohen shkelje të tilla”, pohoi ministri Filipçe

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fshati që ka më shumë të infektuar dhe të vdekur në Maqedoni

Fshati Llabunishtë i Strugës i prinë listës së vendbanimeve me numrin më…

NATO reagon kundër Rusisë për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se…

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Nga sot (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare…

Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pasi qëndroi 12 orë nën rrënoja (FOTO)

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmë. Lëkundje me magnitudë…

Situata në veri, Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Do ruajmë sigurinë në vend

Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas…