Të dielën, së bashku me Qeverinë e Kosovës, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe degët e saj në Kosovë dhe Ukrainë, AJK, NUJU dhe IMTUU, mirëpritën në Prishtinë Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase e pritur në Kosovë. Ajo u detyrua të largohet nga vendi i saj dhe do të vazhdojë punën e saj gazetareske nga Prishtina.

Kjo nismë është pjesë e programit të strehimit të gazetarëve ukrainas në mërgim, të nisur më 1 mars nga Qeveria e Kosovës. EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës.

“Gazetarët ukrainas duhet të lejohen të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, në mënyrë që të informojnë opinionin publik botëror. EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës, t’u ofrojnë strehim gazetarëve të kërcënuar ukrainas për të vazhduar punën e tyre në mërgim. Mos lejoni që Kremlini të imponojë heshtje përtej kufijve. Falënderojmë ngrohtësisht Kosovën që tregoi rrugën”, tha Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së.

Makey është e para në mesin e 20 gazetarëve ukrainas që Kosova do të presë në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë në Kosovë. Programi i financuar nga qeveria mbulon kostot e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca. Aplikimet për programin Journalists-in-Residence Kosova janë ende të hapura.

“Oferta e qeverisë së Kosovës është përgjigja më e mirë ndaj agresorit rus, i cili po përpiqet të imponojë terror duke synuar gazetarët në Ukrainë dhe duke vendosur censurë të paparë në Rusi”, shtoi Gutiérrez.

Edhe Sindikata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës u shpreh mirënjohëse ndaj Kosovës për mbështetjen.

“Sindikata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës është shumë mirënjohëse për mbështetjen e Kosovës për gazetarët ukrainas”, ka reaguar sot Sergiy Tomilenko, president i NUJU.

“Shumë refugjatë ukrainas po kërkojnë një vend të sigurt në Evropë, duke përfshirë disa gazetarë që janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit. Është shumë e rëndësishme që punonjësit e medias të ruajnë mundësinë për të vazhduar aktivitetet e tyre profesionale. Prandaj, iniciativa e autoriteteve të Kosovës për një program special të gazetarisë profesionale të titulluar Gazetari në Rezidencë në Kosovë është një projekt i shkëlqyer për të mbrojtur gazetarinë e pavarur dhe të vërtetë nga pushtuesit brutalë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia izraelite sulmon besimtarët palestinezë brenda xhamisë Al-Aqsa

Dhjetëra adhurues palestinezë janë plagosur në përleshjet me policinë izraelite në Xhaminë…

Haxhi këtë vit do të kryhet por vetëm nga muslimanët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe që janë me kombësi të ndryshme

Lajm i fundit zyrtar: Haxhi këtë vit do të kryhet por vetëm…

Haxhiu: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë…

Eskobar: Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën

Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është…

Gjermania dërgoi një anije luftarake në Detin e Kinës për herë të parë në gati dy dekada

Gjermania të hënën dërgoi një anije luftarake në Detin e Kinës Jugore…