Prokurorja në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) Fatime Fetai sot ka deklaruar se PSP vazhdon me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë pa dallim që shefes së tyre Katica Janeva i është caktuar dje masë paraburgimi për rastin “Reket”.

“Ajo çka ndodhë mund të jetë vetëm një tregues i mirë se secili që ka gabuar para ligjit, patjetër të përgjigjet, se punët përfundimisht lëvizin në drejtim pozitiv dhe se askush nuk është i paprekshëm. Por nga ana tjetër, përgjegjësia individuale penale e një prokurori në PSP nuk duhet të jetë justifikim ose arsyetim të harrohet i gjithë kriminaliteti që është bërë në shtet në periudhën e fundit dhe ne ta ndërpresim luftën tonë. Ekipi i PSP-së në tërësi është i përkushtuar në luftën për drejtësi dhe ne vazhdojmë me atë që është punë e jonë- përfaqësimin e lëndëve në gjykatë”, ka deklaruar Fetai para seancës së sotme të re për lëndën “Monstra”.

Dje me urdhër të Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion është arrestuar dhe paraburgosur prokurorja speciale publike Katica Janeva për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve me çka përfituar interes personal.

Pas paraburgimit të Janevës në publik është hapur çështja se çka do të ndodhë me PSP-në dhe kush do ta trashëgojë vendin e prokurorit special publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…