Në pritje të raportit të KE-së, pushteti dhe opozita nuk japin sinjale pozitive se do të bien dakord mbi ligjin e prokurorisë publike, i cili gjithashtu përfshin statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se bëhen përpjekje për ta zgjidhur atë, por pa specifikuar një afat kohor për të.

Ne presim të mbyllim çështjen e ligjit të Prokurorisë Publike. Nuk ka lëvizje të veçanta në periudhën e kaluar nga deklarata e fundit, por ka kontakte të përditshme dhe bëhen përpjekje për të siguruar shumicën e dy të tretave – deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Për VMRO-DPMNE-në nuk ka rëndësi kur mund të arrihet marrëveshja. Thonë se i kanë dorëzuar vërejtjet e tyre dhe presin që të futen në ligjin e ri.

Ajo që është shumë e rëndësishme dhe është shumë më e rëndësishme sesa nëse do të kalojë e mërkura, e marta, e premtja ose një datë e caktuar, është të arrihet një zgjidhje cilësore, e qëndrueshme, e cila do të kënaq dhe do të zbatojë vërtetë nevojat e sistemit të prokurorisë publike në Republikën e Maqedonisë – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Pritjet janë se rekomandimi për fillimin e negociatave me BE-në është i sigurt, por jo edhe marrja e datës. Nëse ndodh kjo, sipas ekspertëve, i pari hapet dhe mbyllet kapitulli 23, i cili në pjesën më të madhe ka të bëjë me sundimin e ligjit. Kryeministri Zaev shprehu optimizëm dy ditë më parë se një zgjidhje për PSP-në do të gjendet pak përpara raportit të progresit për vendin tonë. /Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…