Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava /

Me që tani situata është në favorin e asaj që të ndryshohen gjërat, e sidomos të luftimit të krimit, e që më parë pati edhe 10 mijë nënshkrime të qytetarëve si kundërshtim për këto zhvatje që po iu bëhen qytetarëve, tani e tutje është e nevojshme që sa më parë të eliminohet këto dukuri kriminale dhe sa më parë të ndërmerret ndryshimi i Ligjit për Automjete me të cilin i jepet fund monopolit të homologimit në Kosovë të cilin e kryen vetëm kompania “Euru-Lab”që është pronësi e Devollve.

-Me premtimet e dhëna të kësaj qeverisje se do ti luftoj të gjitha të këqijat në këtë vend që janë bërë deri më tani, është e kuptueshme se duhet të fillohet dhe të riaktivizohet pa vonesë dhe me prioritet nisma legjislative e Lëvizjes Vetëvendosje e bllokuar në mandatin e kaluar nga partitë në pushtet, për Ligjin e Automjeteve, ligj që pamundëson vazhdimin e monopolit të Devollëve në homologimin e automjeteve, nëpërmes plotësim ndryshimit të Ligjit aktual. Një ligj i tillë nuk është̈ përfshirë̈ në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 pasi që ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë̈ se eshtë nismë legjislative që i takon shumicës parlamentare të Kuvendit, grupit të deputeteve që ta ri procedojnë̈ dhe ta propozojnë̈, sipas procedurë së njëjtë̈ që ishte në mandatin e kaluar, kur u bllokua nga partnerët në koalicion së bashku me PDK-në. Çështja për ndryshimin e Ligjit për Automjete me të cilin i jepet fund monopolist të homologimit në Kosovë të cilin e kryen vetëm kompania “Euro-Lab”, që është̈ në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli, ishte iniciua nga një peticion, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime të qytetareve.

Zhvatja me ligjin në fuqi është̈ duke vazhduar për vite më radhë pasi që secili qytetar që importon automjet nga ndonjë̈ vend tjetër në Kosovë është̈ dashur të paguajë hiç̧ më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë, por partitë̈ politike që kishin lidhje të ngushta me Blerim Devollin nuk i kanë përfillë̈ as rekomandimet e Bashkimit Evropian lidhur me heqjen e këtij monopoli të kundërligjshëm dhe kundër kushtetues.

Edhe në të kaluarën ka pasur mjaft debate rreth kësaj çështje kriminale, prapë se prapë nuk është ndërmarr asgjë deri më tani, nga qeveritë e mëparme, sepse Devolli Kompani ka qenë në shërbime të mëdhenjve të shtetit, dhe këta deri më tani i kanë krijuar ligjet e këtij vendi prandaj jo rastësisht jemi këtu ku jemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…