Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se është vrarë në betejë; ai thuhet se ka rrëzuar disa avionë rusë.

Vdekja e pilotit enigmatik u raportua nga “The Times of London”, me këtë rast u zbulua për herë të parë edhe identiteti i tij, bëhet fjalë për Major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije.

Tarabalka vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po luftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur, atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në luftime, Urdhri i Yllit të Artë, me titullin Hero i Ukrainës, sipas familjes së tij.

Helmeta dhe syzet e tij – gjithçka që u pa nga ai kur zyrtarët ukrainas promovuan heroizmin e tij – tani do të dalin në ankand në Londër, thanë burimet për UK Times, derisa konfirmuan identitetin e Tarabalka-s.

“Fantazma e Kievit” është identifikuar si major Stepan Tarabalka.

Tarabalka u bë një legjendë misterioze kur qeveria ukrainas i dha vlerësoi pilotin e atëhershëm anonim për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë në ditën e parë të luftës.

“Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit. Dhe me të drejtë”, tha postimi zyrtar në Twitter, duke thënë se ai ishte “bërë tashmë një makth për pushtimin e avionëve rusë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e…

Berisha “thumba” Bashës: Lavdi Zotit koha e tij mori fund! Të bëhet gati Rama
28/12 19:05

Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në ceremoninë…

Agjencitë e inteligjencës amerikane publikojnë raportin ”jo përfundimtar” për origjinën e COVID-19

Komuniteti i inteligjencës amerikane nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë origjinën…

Kurti kërkon zgjedhje të reja edhe në takim me ambasadorin Orlando

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë…

Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione

Moska njoftoi të premten se do të ndalojë hyrjen në Rusi të…