Një i ri është qëlluar për vdekje pasi thuhet se vrau pesë anëtarë të familjes pasi i kishte mbajtur peng që nga mbrëmja e së martës.

Mediat lokale raportuan se burri rreth të njëzetave vrau babanë, njerkën dhe tre fëmijët në Douvres, një qytet në Francën lindore.

Ndër të vrarit janë babai i tij, i cili ishte kreu i një kompanie ndërtimi në Ain, njerka e tij me origjinë nga Gironde, motra e tij 17-vjeçare, gjysmë-vëllai 15-vjeçar dhe gjysmë-motra 5-vjeçare, shkruan themirror.

Individi i paidentifikuar ishte mbyllur në shtëpi që mbrëmë teksa ishin alarmuar banorët e zonës.

Një negociator nga njësia elitare e policisë franceze ishte dërguar në vendngjarje në përpjekje për të bindur vrasësin që të dorëzohej, por nuk ia doli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ashpërsohen tonet mes SHBA-së dhe Turqisë

Janë ashpërsuar edhe më shumë tonet mes SHBA-së dhe Turqisë. Nëse Ankaraja…

Grenell përplaset me asistentin e ish-presidentit Obama për Kosovën

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell…

Biden do të takohet me Putin

Duke komentuar për sulmin e hakerave ndaj tubacionit më të madh të…

Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur për 100 mijë banorë

Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në…

Koronavirusi e prek edhe qytetin e Gostivarit

Ka arritur në 43 numri i të pekurve nga virusi korona. Rasti…