Familjarë, miq dhe anëtarë të Shoqatës bjeshkatare ekologjike “Shkupi”, sot i dhanë lamtumirën e fundit alpinistit, Mefali Gurit, i cili të shtunën e kaluar humbi jetën në malin Olimp të Greqisë.

Anëtarët e kësaj shoqate paraprakisht organizuan një mbledhje komemorative në të cilën e kujtuan me mall dhe dhimbje bashkëpunëtorin e tyre dhe shprehën keqardhje se edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, nuk ia dolën.

“Asnjëri nga ne asnjëherë as që kemi menduar dhe paramenduar se do të ndodh diçka e tillë në një moment 50 metra para se të afroheshim te shtëpia ku duhej ta kalonim natën, shokut tonë të dashur dhe të pazëvendësuar, Mefail Gurit, të ndjerit tashmë, ku në një moment pati sulm në zemër. Ishim të ndalur për momentin në rrugë dhe ai për një moment e humbi vetëdijen edhe pse ne të gjithë që ishim afër u munduam ta kapim, ai u rrokullis në pjesën e pasme të malit dhe ndërroi jetë”,- tha Fari Rexhepi nga ShBE “Shkupi”.

“E di që ishte bjeshkatar i mirë, njeri i mirë, por ja që jeta ndonjëherë është e vështirë dhe i merr nga ne më të dashurit, më të mirët edhe atë në momentet më të mira”,- tha Lubomir Kotevski nga Shoqata bjeshkatare “Korabi”.

Varrimi i alpinistit, Mefail Guri, u bë pas namazit të drekës në varrezat e Butelit në Shkup./TVM2/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…