Agim Islami dhe Rexhail Qerimi janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura, thotë ekspertiza forenzike e Nenad Shipka, drejtor në Qendrën për ekspertizë forenzike në Serbi. Sipas analizës, Shipka thotë se Agim Islami as nuk ka marrë pjesë në vendin ku ka ndodhur krimi.

 “Me zbatimin e kësaj teknologjie kemi vërtetuar se hija e cila është e xhiruar në atë video nuk është e Agim Islamit. Me përgjegjësi të plotë them se Agim Islami nuk gjendet në video-incizim dhe nuk ka gjuajtur me armë zjarri ndaj makinës të tipit “Mazda 323F” e cila është gjendur në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror”, tha Nenad Shipka – drejtor i Qendrës për ekspertizë.

Shipka thotë se gjykata asnjëherë nuk ka vërtetuar se ata janë kryerësit e veprës, ndërsa ka bërë klasifikim të gabuar të lëndës. Sipas tij edhe aktvendimi është i gabuar, sepse analiza tregon se në vepër kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 5 siç thuhet në aktgjykim.

 “Në aktvendim thuhet se janë vrarë zyrtarë, por në video që e kam analizuar nuk ekziston asnjë shenjë të veturës e cila mund të konfirmojë se vetura i takon policisë së Maqedonisë. Kurse personat që ishin në makinë nuk kanë pasur asnjë identifikim mbi të cilin mund të konstatohet se janë persona zyrtar, ndërsa në aktgjykimin nuk është konstatuar se 4 personat që e kanë kryer veprën kanë pasur paramendim t’i vrasin personat që ishin në makinë”, shtoi drejtori i Qendrës për ekspertizë, Nenad Shipka.

Bashkë me analizën forenzike, avokatja e lëndës, Artene Iseni deri në Gjykatën Penale kanë dorëzuar edhe kërkesën për rigjykim të lëndës.

 “Presim që gjykata shumë shpejt të sjellë një vendim të drejtë, të lejojë përsëritjen e procedurës dhe t’i lirojë dy të gjykuarit që të mbrohen në liri. Pastaj në një procedurë, të drejtë të paanshme do ta dëshmojmë se të dy të dënuarit janë të pafajshëm”, u shpreh avokatja Artene Iseni.

Ramiz Dauti, familjar i të dënuarve në rastin Alfa pret që përfundimisht e vërteta të dalë ne shesh.

 “Unë vetëm pres vërtetimin e asaj që ne kemi deklaruar tanimë 12 vite, ndërsa 13 vite po bëhën për Agimin dhe Rexhailin. Mendoj që është koha të zgjidhet rasti dhe të vendoset në mënyrë të drejtë”, deklaroi Ramiz Dauti.

Eksperti serb Shipka thotë se nëse gjykata respekton ligjet e vendit, atëherë duhet lëndën ta kthejë nga fillimi, ndërsa vërteton se analiza është bërë me një metodë më bashkëkohore botërore dhe metoda e tillë është e akredituar në Serbi. Më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi./Tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…

Franca kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, shkak reforma me PSP-në

Burime diplomatike franceze informojnë se një prej arsyeve se pse Parisi është…

Osmani: S’e kërcënova Dakën, isha kundër mënyrës së udhëheqjes të mbledhjes

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e…

​Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave…

Zyrtarët e KQZ me rroba speciale rinumërojnë votat nga Serbia

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur…