Arrestohen 70 persona, lirohen nga tutela 206 të mitur

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e zbatim të ligjit, EUROPOL sot ka njoftuar se ka shkatërruar një rrjet që trafikonte minorenë të cilët shfrytëzoheshin për përfitime seksuale, lypje dhe punësim të detyruar.

Grupi përbëhej prej dhjetra personash, por deri tani janë arrestuar 70 prej tyre. Ndërsa pas këtij aksioni të gjerë të shtrirë në 15 shtete si Austri, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Hungari, Islandë, Holanda, Mbretëria e Bashkuar etj., janë shpëtuar 206 viktima, 53 prej tyre të mitur.

Operacioni është udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar. Në njoftim thuhet se operacion u zhvillua në datat 17-23 Qershor të vitit 209, ku janë kontrolluar 127 mijë individë, 63.800 automjete dhe 1.100 vende, mes tyre prona private, biznese, hotele, stacione trenash, aeroporte dhe vendet kufitare.

Bëhet e ditur se 34 persona janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore, e ndërsa 36 të tjerë për për grabitje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të emigracionit klandestin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dy të vrarë dhe 14 të plagosur në Oslo të Norvegjisë

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo…

Në Dibër kryetari do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim, qytetarët e…

Një person i vrarë në protestat në Kubë

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare…

Abbott: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka deklaruar sot se Prishtina dhe…

Tre muaj nuk është mbajtur seancë për “Llaskarcën” – Nëse nuk ka seancë brenda 90 ditëve, gjykimi nis nga fillimi

Tre vite pas tragjedisë në “Llaskarcë”, ende nuk ka përgjegjësi për aksidentin.…