Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë policore.

Kjo, sipas Borrellit, po bëhet “në këto kohë të tensionuara në Kosovë” për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë.

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të siguruar stabilitetin: Forca Evropiane e Xhandarmërisë nga Karabinierët zbarkuan sonte për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it, ‘Formed Police Unit’. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një ambient të sigurt”, tha Borrelli.

Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmete të njëpasnjëshme godasin Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është goditur nga një sërë tërmetesh përgjatë 24 orëve…

Sot caktohet data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Konferenca e krerëve të grupeve parlamentare do të vendosë sot për mbajtjen…

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku, ekspozita me fotografitë e ngjarjeve të vitit 1877-1878

Në Prishtinë është hapur një ekspozitë për 144 vjetorin e dëbimit të…

Edhe 2 viktima nga koronavirusi në vend

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe…

Si i mori Besmira Ejupi honoraret nga 5 institucione, do të verifikojë KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të veprojë me iniciativë në…