MPB ka parashtruar kallëzim penal në për vrasje ndaj 44-vjeçarit XH.S. nga Shkupi. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për vrasjen e 46-vjeçarit N.A. nga Haraçina, të kryer më 31 mars të këtij viti në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup.

“Përkatësisht, me datë 31.03.2023 rreth orës 08:02, në kazino në Blv. “Mitropolit Teodosij Gologanov”, XH.S. me pistoletë ka qëlluar ndaj N.A.(46) nga fshati Haraçinë, me të cilin paraprakisht kishin luajtur në makineritë e kazinosë, pas çka N.A. iu nënshtrua plagëve të marra. Nga Departamenti për delikte të përgjakshme dhe seksuale, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në bazë të ekspertizës, kanë konstatuar identitetin e autorit të krimit, si dhe kanë siguruar armën e zjarrit me të cilën XH. S. ka kryer krimin”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania aprovon ekstradimin e Julian Assange

Ekstradimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA është miratuar nga…

Ish-ushtari i UÇK’së dhe UÇPMB’së nuk po mund të pajiset me dokumente në Kosovë

Sadik Aliji ka plot nëntë vjet që jeton në Veleknicë të Gjilanit.…

Nëse më 23 maj nuk transferohen në burgun e Idrizovës! Avokati i Rastit të Kumanovës paralajmëron padi penale

Të dënuarit e rastit “Lagjja e Trimave” pritet që më 23 maj…

Projekt për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni në procedurat për punësim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparensi Interneshënëll-Maqedoni do ta promovojnë…

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…