I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta humbasë një mundësi nëse nuk rreshtohet me partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresoj që Kurti në një pikë do të bindet me kërkesat e evropianëve dhe amerikanëve”, ka thënë Escobar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë kroatë të zhvilluar të premten mbrëma.

Ai është pyetur nëse në mesin se masave ndaj Kosovës do të jetë tërheqja e KFOR-it, për të cilën ai është shprehur që ajo mundësi “nuk është në tavolinë”.

Escobar ka bërë thirrje që ta pranohet plani evropian që sipas tij është i mirë dhe nuk anon nga ndonjëra palë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rrëshqitja masive e dheut, shtatë viktima në Itali, mes tyre një i porsalindur

Vijon të rritet numri i viktimave pas rrëshqitjes masive të dheut në…

Austri: Burri nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm, e kishte mbytur gruan

Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri.…

Policia gjermane flet për tragjedinë në familjen shqiptare ku u vranë dy fëmijë

Një rast tragjik ka ndodhur në orët e vona të së dielës…

LVV: Ishin mbi pesëmijë pjesëmarrës në test-protestën e sotme

Lëvizja Vetëvendosje ka folur për protestën “test” të mbajtur sot në kryeqytet,…

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka…