I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shpresën se Serbia do t’i bashkohet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të qeverisë së re.

“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në një farë mënyre që ta bëjnë Rusinë të paguajë çmimin për (agresionin ndaj Ukrainës) përmes sanksioneve, përmes mbështetjes për Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj se Serbia do t’i bashkohet atij grupi dhe se do të harmonizohet me sanksionet kur të formojë Qeverinë”, citohet të ketë thënë Escobar në një fjalim online të hënën në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi.

Tema e samitit, i cili mblodhi së bashku zyrtarë nga BE, SHBA, Britania e Madhe dhe rajoni, ishte “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan”.

Dhe Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse ka rënë dakord me rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe deklaratat e Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, dhe Beogradi zyrtar e justifikon një qëndrim të tillë duke “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Siç thuhet më tej, i dërguari amerikan për Ballkanin përshëndeti faktin që si BE ashtu edhe NATO rikonfirmuan “politikën e dyerve të hapura”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që BE të ripohojë politikën e saj të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk zbatohet vetëm për Ukrainën dhe vendet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë në radhë përpara Ukrainës”, vuri në dukje Escobar.

Ai vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë “progres të madh” dhe “reforma mbresëlënëse” dhe shprehu shpresën se Evropa do ta zbatojë atë që thotë sot kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 5.500 raste aktive me virus

Në Maqedonia aktualisht ka 5.522 raste aktive me coronavirus, ku shumica e…

Katari: Ndërhyrje urgjente për kapërcimin e situatës së rëndë humanitare në Liban

Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban,…

Gjermani: Vdes 44 vjeçari nga Kosova, dyshohet se u vra nga dhëndrri

Një 44 vjeçar nga Kosova ka vdekur në Gjermani. Sipas raportimit të…

Ukraina nis trajnimin e civilëve në rast konflikti me Rusinë

Ukraina ka përgatitur lëvizje të reja për shkak të tensioneve në rritje…