Errol “The Truth” Spence Jr me rekord 28-0, nga to 22 me nokaut, mundi Yordenis Ugas (27-5, 12 KO) të shtunën mbrëma në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, ndërsa mjeku në ring e këshilloi gjyqtarin Laurence Cole të ndalonte luftën kur po zhvillohej fundi i raundit të 10-të.

Me fitoren, Spence Jr. unifikoi titujt e tij WBC dhe IBF me titullin WBA që e mbante Ugas, në peshën e lehtë.

Spence Jr. tani dëshiron të luftojë me Terence Crawford për titullin e WBO që e mban ai dhe mundësinë për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta deri në rreth 67 kilogramë.

Meçi nisi më mirë për Spence Jr, i cili arriti të ishte më i mirë në raundet e para, duke fituar me pikë shkaku i disa goditjeve të mira.

Ugas u rikthye paksa në raundin e gjashtë, por Spence Jr nuk lejoi asnjë befasi dhe pasi pranoi disa goditje u rikthyer furishëm për t’i dhënë disa goditje brutale, të cilat e lënduar seriozisht kundërshtarin e tij.

Luftëtari amerikan vazhdoi me paraqitje të mira në raundet pasuese, duke e dëmtuar Ugasin derisa çoi meçin në një ndërprerje në raundin e 10-të për shkak të mbylljes së syrit të djathtë të boksierit kuban.

Spence Jr goditi 216 nga 784 grushtet e tij të hedhura dhe 476 ishin grushte me fuqi. Ugas, ndërkohë, goditi vetëm 96 nga 541 gjithsej grushte të hedhura, dhe 262 prej tyre ishin goditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Majlinda Kelmendi e bronztë në Botëror

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në…

Kjo është data e rinisjes së Champions League

UEFA është e vendosur që pavarësisht situatës, t’i qojë deri në fund…

Tyson Fury tregon pse s’pranon të ndeshet me Joshuan në Angli

Tyson Fury ka insistuar se ai do të pranojë të zhvillojë meç…

Real Madridi i jep ultimatum PSG-së pas ofertës së përmirësuar për Mbappen

Real Madridi thuhet se po kërkon një përgjigje përfundimtare nga Paris Saint-Germain,…

Salah një hap larg historisë

Vetëm 29 lojtarë kanë arritur ‘në klubin e 100-ve’ në Premier League,…