Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, ka marë një vendim të rëndësishëm. Siç mer vesh gazeta Lajm nga burime në kabinetin presidencial, Musliu i ka dhënë vendim për përjashtim nga puna Sinisha Aleksovskit, i cili konsiderohej si njeriu më i fuqishëm në kohën kur president ishte Gjorge Ivanov. Para ca kohe Musliu ka suspenduar nga puna Aleksovskin, kurse butimet tona thonë se e ka përjashtuar përfundimisht.
Aleksovski ishte këshilltar për siguri i presidentit Ivanov dhe shumë herë publikisht është përmendur te rasti “Monstra”, te “Lagja e Trimave” dhe në raste tjera. Burimet tona thonë se pikërisht ky ka qenë shkaku pse ai është përjashtuar nga puna. Aleksovski sot u paraqit edhe në gjykatë lidhur me rastin “Monstra”.
Kur u emërua drejtor Erolld Musliu, BDI shprehi haptazi kundërshtime, prandaj tani janë paarqitur dyshime në qarqe të caktuara, nëse me këto kundështime ndaj Musliut, BDI ka tentuar ta mbrojë Aleksovskin.
Ndryshe gjatë qeverisjes së kaluar, një nga lëvdatat kryesore që ia bënin vetes një grup i njohur si “integristë” ishte: “jam shok i ngushtë me Sashën”, ose “jam shok i ngushtë me Sinishën”./lajmpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…