Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror, deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore (provinciale) nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit”, deklaroi Erdogan pas faljes së namazit të Xhumasë në Stamboll. 

“Është e drejtë e jonë t’i ankimojmë”, shtoi më tej presidenti turk, duke iu referuar ankesave të dërguara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) e cila kërkon rinumërim në Stamboll dhe në Ankara. 

Erdogan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE) për përzierjen e tyre në punët e brendshme të Turqisë, me ç’rast porositi se duhet të dinë se ku kanë vendin dhe të ndalojnë të përzihen në procesin zgjedhor në vendin e tij. “Vendimin përfundimtar e sjell komisioni zgjedhor, dhe pas këtij vendimi, gjithçka do të përfundojë”, theksoi Erdogan. 

Aleanca Popullore e përbërë nga Partia AK dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP), në zgjedhjet e 31 marsit fitoi 53.3 për qind të votave duke fituar kështu 25 nga 39 rrethet e Stambollit, tha Erdogan. 

Ai vlerësoi lart pjesëmarrjen e lartë të votuesve, rreth 82 për qind, duke thënë se kjo i jep një leksion demokracisë në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…