Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe organizata të tjera ndërkombëtare pas tërmeteve të 6 shkurtit.

“Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE-ja me institucionet e saj, vendet anëtare dhe kandidate, nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha presidenti Erdogan.

Erdogan në një adresim virtual foli në seancën hapëse të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së për të mbështetur viktimat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore.

“Kjo konferencë është një shembull tjetër se sa të fuqishme janë marrëdhëniet mes popujve tanë”, shtoi ai.

Duke theksuar se kostoja e vlerësuar e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti ishte rreth 104 miliardë dollarë, Erdoğan tha se, “Nuk është e mundur që një komb i vetëm të trajtojë një krizë të kësaj shkalle i vetëm”.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca në Turqinë jugore dhe morën jetën e të paktën 50.096 personave.

Mbi 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Presidenti turk njoftoi se vendi i tij aktualisht strehon mbi 4 milionë refugjatë, përfshirë rreth 3.5 milionë sirianë.

“Sot, derisa shërojmë plagët e fatkeqësisë së shekullit në vendin tonë, jemi në solidaritet me popullin sirian që u godit nga tërmetet. Ne ofrojmë lehtësimin e nevojshëm për palët e treta dhe vendet e tjera për të transferuar ndihma humanitare nga toka dhe ajri për viktimat e tërmetit në Siri. Ne do të vazhdojmë këtë qëndrim në të ardhmen”, tha presidenti Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VIDEO / Nxënësit shqiptarëtë Vizbegut. 4.1km për në shkollë

Po e presin autobusin për t’i çuar në shkollë. Por, vend askush…

Shtime, në një kishë shfaqen grafite me shkronjën “Z”

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri…

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin…

Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes…

Lajçak emërohet zyrtarisht i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi të premten ish ministrin e punëve të…