Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan propozoi sot vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve në pyje.

“Cili duhet të jetë dënimi? Dënimi me vdekje? Unë mendoj se duhet të dënohet me vdekje”, tha Erdogan para gazetarëve në qytetin e Marmarisit, i cili është goditur nga zjarret shkaku temperaturave të larta.

“Jemi të lumtur mbi të gjitha që nuk ka pasur humbje jetësh dhe nuk është raportuar ndonjë i zhdukur”, tha ai, raporton dailysabah.

Turqia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2002, kështu që përpara se i pari i shtetit turk të merrte një vendim përfundimtar, parlamenti do të duhej ta votonte fillimisht atë.

Zjarri në Marmaris, i cili po shkakton dëme që nga dita e martë, dogji 4000 hektarë pyll dhe 435 njerëz u evakuuan.

Verën e kaluar, flakët që u ushqyen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese shpërthyen pyjet në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë, duke përfshirë Marmaris.

Zjarret, të cilat vranë të paktën tetë njerëz dhe kafshë të panumërta, u përshkruan si më të këqijat në historinë e Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth. 1.500 emigrantë në kufirin me Greqinë, përforcohet sigurimi kufitar

Rreth 1.200 emigrantë ndodhen në Greqi në afërsi të kufirit tonë dhe…

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë kosovarë

Prokuroria në Sllavonski Brod të Kroacisë, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi…

​Von Cramon për liturgjinë në kishën në kampus: S’e di nëse është provokim nga serbët

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, komentoi liturgjinë e…

Rrjeti i Grave të Kosovës i shkruan letër Hotit, kërkon shkarkimin e Selmanajt

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës,…

Mali i Zi refuzon të strehojë afganët

Mali i Zi ka vendosur të mos i strehojë qëtetarë afganë që…