Maqedonia e Veriut dhe Turqia zotohen se do të bashkëpunojnë fortë në fushën e mbrojtjes për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar tha se në Maqedoninë Veriore operojnë organizata terroriste, ndër të cilat edhe struktura të FETO-s.

Ai thotë se shteti turk do t’i vijë në ndihmë Maqedonisë Veriore, edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, që të përpiqet deri në eliminimin e terroristit të fundit, siç thotë, të udhëhequr nga Fetullah Gyleni.

Akar, tha se autoriteteve në Shkup, iu ka dhënë emrat e terroristëve dhe gjatë këtyre ditëve presin të ndërmarrin aksion.

“E dimë që ekzistojnë struktura të caktuara të organizatës terroriste të FETO-s. Në këtë kontekst shumë herë kemi pasur bashkëpunime ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Tani kemi momente të reja, me të cilat ballafaqohemi dhe shpresoj që këtyre ditëve të ndërmarrën masave konkrete kundër këtyre terroristëve. Kemi edhe emra konkret të disa prej kryesorëve të këtyre strukturave, të cilat i kemi shkëmbyer me autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, tha Hulusi Akar.

Duke komentuar deklaratën e homologut të saj turk se strukturat e FETO-s ndikojnë në raportet mes dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Veriore, Radmilla Shekerinska tha se kjo çështje nuk do të pengojë procesin e ratifikimit të protokollit nga Turqia për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Qeveria e RMV-së dhe Kryeministri me gjestet tona dhe prezencën në ngjarje të caktuara dëshmojnë se e vlerësojnë përkrahjen e Turqisë dhe tregojmë se ky lloj i solidaritetit dhe mbështetjes që e kemi marr, jemi të gatshëm edhe ta rikthejmë. Për këtë arsye nuk pres që të rrezikohet ratifikimi i protokollit tonë për anëtarësim në NATO”, tha Shekerinska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…