Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë të ditur se më 18 gusht në qytetin Lviv të Ukrainës do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit me presidentët Erdogan dhe Zelensky, më 20 gusht Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Stamboll, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës.

Më 22 korrik, Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për rihapjen e tre porteve ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, raporton aa.

Për mbikëqyrjen e procesit, JCC-ja në Stamboll u formua zyrtarisht më 27 korrik dhe përbëhet nga përfaqësues të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së.

Ajo synon të mundësojë transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare përmes anijeve tregtare.

Që nga nisja më 1 gusht, gjithsej 21 anije që transportin drithëra janë larguar nga portet e Ukrainës në kuadër të marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zvicra, shpëtimi i oligarkëve rusë, vjen reagimi nga SHBA

Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të BE-së, ka bllokuar asetet…

Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë.…

Nga sot ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave, masat mund të shtrëngohen

Temperatura prej 24 gradësh e gjallëroi Shkupin. Shpatet e Vodnos, tërheqëse për…

Ndërmjetësimi nga BE e vetmja altrenativë e zgjidhjes së kontestit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Shkruan Agron Shaqiri / Mosmarrëveshja që Bullgaria i imponon Maqedonisë së Veriut…

Kolorado, zjarri i rrallë në mes të dimrit shkrumbon një mijë shtëpi

Zyrtarët në Kolorado bënë të ditur të premten se fakti që nuk…