Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se do të mbajë përgjegjës ata persona që kanë përgjegjësi për më shumë se 42,000 vdekje në tërmetet shkatërruese që goditën jugun e vendit më 6 shkurt.

“Është detyra jonë t’i bëjmë përgjegjës ata që kanë kryer keqbërje dhe t’i nxjerrim ata para drejtësisë,” tha Erdogan në provincën jugore Osmaniye.

Qeveria turke është përballur me kritika intensive për një reagim të ngadaltë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse dhe politikave të saj të planifikimit urban, pasi mijëra ndërtesa apartamentesh u shembën, duke bllokuar viktimat nën rrënoja.

Presidenti turk njoftoi dje se 200,000 ndërtesa banimi do të ndërtohen në tokë të fortë në njëmbëdhjetë provincat e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga agjencia turke e fatkeqësive AFAD sot, numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi shkon në 42.310.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Remenski: Nuk ndihem fajtore

Deputetja Frosina Remenski tha se nuk ndjehet fajtore për pretendimet nga hetimi…

Nuhi Neziri kandidat i BDl-së për Komunën e Tearcës

Sonte në mbledhjen e kryesisë së degēs së BDI-së nē Komunën e…

Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e…

A do të ndryshoj ora sivjet, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky…

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si…