Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë e cunamit që ka goditur këtë ishull të Paqësorit, mirëpo problemet në komunikime janë duke vështirësuar procesin e vlerësimit.

Vullkani Hunga Tonga-Hunga Haʻapai, ka shpërthyer të dielën në këtë shtet, rreth 65 kilometra në veri të kryeqytetit, Nuku’alofa.

Shpërthimi, i cili është ndjerë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar valë më të mëdha se një metër, të cilat janë përplasur në Tonga.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime zyrtare për persona të plagosur apo të vdekur.

Familjarët dhe miqtë e gruas britanike, Angela Glover, kanë thënë se ajo është zhdukur.

Në disa postime në rrjetet sociale, ata kanë thënë se gruan e kanë marrë valët.

Komunikimet përmes internetit apo telefonit janë jashtëzakonisht të kufizuara, duke pamundësuar raportimin për situatën reale.

“Dëm i madh është raportuar në gjirin perëndimor Tongtapu”, ka thënë një Komision i Lartë i Zelandës së Rre në Tonga, përmes një postimi në Facebook.

“Një shtresë e madhe e pluhurit vazhdon të shihet përmbi Tongatapu”, ka thënë Komisioni.

Korrespondentja për Paqësor e Televizionit të Zelandës së Re, Barbara Dreaver, ka thënë përmes një postimi në Facebook se do të duhen “të paktën edhe dy javë para se thirrjet ndërkombëtare dhe interneti të jenë funksionalë sërish”, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vullkani./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aksioni në Kumanovë, në mesin e të arrestuarve edhe policë dhe zyrtarë shtetëror

Në aksionin e sotëm në Kumanovë kundër një grupi që merrej me…

Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor…

Familja e zëdhënësit të Kremlinit sanksionohet nga SHBA-ja

Familja e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, është sanksionuar nga qeveria amerikane.…

Policia ndërhyn në KZAZ nr. 47 Elbasan, prania e madhe e njerëzve shqetëson numëruesit

KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën…