Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në njoftim thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.

Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët  e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin në “Facebook”, të Misionit të SHBA-ve në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti i Ukrainës vjen me një thirrje të radhës – këtë herë duke i bërë një lutje popullit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur me një thirrje të radhës…

Truss: Ukrainës i duhen më shumë armë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, u ka kërkuar…

BE ndan 14.2 miliardë euro për Kosovën, Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila…

Mbretëria e Bashkuar do ta rihap ambasadën në Kiev

Mbretëria e Bashkuar do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas,…

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalojnë’ Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që…