Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, që është në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vizitën që bëri në këtë spital ka falënderuar donatorët, si dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për përkushtimin e saj në ndërtimin e tij, njofton Klan Kosova.

“Ndërtimi i spitalit, pajisjet përcjellëse dhe teknologjia e fjalës së fundit, trajnimi i personelit janë donacion nga Shkëlqesia e Saj, Sheik Fatima bint Mubarak, me vlerë mbi 26 milionë dollarë”, ka shkruar Zemaj.

“Ky spital do të jetë zgjidhje për lindjet e foshnjave të shëndetshme. Jemi falënderues për donatorët dhe përkushtimin e ish presidenten Jahjaga për këtë vepër të madhe për shëndetësinë tonë”.

Zemaj tha se spitali është duke u finalizuar ishte “shumë mbresëlënës për punën e shkëlqyer që po bëhej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…